Bajrami: Barrierat rajonale – nuk ka bazë për masat anti dumping

Të marten në Prishtinë, është mbajtur mbledhja e parë e Grupit Punues për Çështje Tregtare dhe Adresimin e Barrierave Tregtare, në kuadër të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës, ku mes tjerash u analizua gjendja aktuale në tregtimin me qumësht dhe produkte të qumështit si dhe barrierat tregtare të vendosura nga vendet e rajonit..

Nga të dhënat që u paraqitën në takim nga anëtarë të institucioneve të ndryshme brenda këtij grupi punues, u tha se në bazë të të dhënave të deritanishme nuk kemi bazë ligjore për ndërmarrjen e masave anti-dumping dhe masave mbrojtëse, u tha ne grupin punues.

Grupi punues në kuadër të Departamentit të Tregtisë pasi të kompletojë të dhënat e kërkuara nga shtetet e BE-së dhe ambasadat tona në këto vende, do të shikojë mundësitë e vendosjes së masave anti-dumping, në rast të përmbushjes së kushteve që kërkon ligji për masa anti-dumping. Gjithashtu statistikat e prodhimit vendor të vërtetohen nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe pas rekomandimeve të veçanta të merren masa konform kësaj situate.

Grupi po ashtu diskutoi një varg çështjesh të cilat kanë të bëjnë me eliminimin e të gjitha barrierave tregtare, qofshin ato barriera jo-tarifore apo teknike, doganore apo administrative si dhe ato te lidhura me rregullat e origjinës dhe fushën e masave sanitare e fito sanitare. Pas analizës dhe paraqitjes së të dhënave sa i përket barrierave tregtare të vendit tonë me vendet e rajonit dhe për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë të këtyre çështjeve që i sfidojnë bizneset gjatë tregtimit të produkteve të tyre, grupi mori vendim që mekanizmi rajonal i CEFTA-së të shërbejë si mekanizëm kryesor për adresimin dhe zgjidhjen e problemeve si dhe takimet bilaterale me vendet e rajonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.