Ballina / KOSOVA / Bajram Rexhepi është vënë në komë artificiale

Bajram Rexhepi është vënë në komë artificiale

Ish kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi po vazhdon të mjekohet në Kujdesin Intensiv të QKUK-së, raporton rtklive.com

“Rexhepi është në kujdes intensiv, 24 orë nga stafi shëndetësor”, ka thënë zëdhënësi i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Shpend Fazliu.

Por, ndonëse Fazliu as nuk ka komentuar detaje në lidhje me gjendjen e Rexhepit e as format e mjekimit të tij, zyrtarë në Mjekimin Intensiv kanë thënë se Rexhepi është vënë në sedacion (komë artificiale) dhe mjekët po përcjellin vazhdimisht gjendjen e tij.

“Pas pak ditësh mjekët do të provojnë rizgjimin. Mirëpo, kjo varet prej gjendjes së tij shëndetësore”, ka thënë një mjek në kushte anonimiteti.

 

Check Also

Apeli lë në paraburgim Murat Jasharin

jykata e Apelit i ka gjetur si të pabazuara ankesat e avokatëve të Murat Jasharit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *