fbpx

Babilonasit e lashtë kanë përdorur të parët gjeometrinë

Gjeometria e sofistikuar – një degë e matematikës e cila merret me forma – është përdorur së paku 1,400 vjet më herët seç është menduar deri më tash.

Hulumtimet tregojnë se babilonasit e lashtë kanë përdorur llogaritjet gjeometrike për të ndjekur Jupiterin nëpër qiellin e natës.

Më herët, origjina e kësaj teknike është gjetur në shekullin 14.

Studimi i ri është publikuar në revistën Science, transmeton BBC.

“Nuk e kam pritur këtë. Është shumë thelbësore për fizikën dhe të gjitha degët e shkencës e përdorin këtë metodë”, ka thënë autori i studimit, Mathieu Ossendrijver, nga Universiteti Humboldt i Berlinit.

Babilonasit e lashtë kanë jetuar në rajonin që sot është Iraku dhe Siria.

Qytetërimi është shfaqur rreth 1,800 vjet para erës sonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.