fbpx

Babagjyshët pijanecë të Londrës

Qindra persona të veshur me kostumin e Babagjyshit të Krishtlindjeve “vërshuan” në rrugët e Londrës ditën e dielë për SantaCon-in e përvitshëm.

Që nga mesdita e deri në orët e para të së hënës, qëllimi i vetëm i tyre ishte të pinin alkool nëpër pub-et e kryeqytetit anglez.

Kur ra nata, shumë prej tyre u panë të dehur dhe duke u zvarritur nëpër rrugë. Grupe vajzash kthenin shishet me alkool e më pas mundoheshin të mbaheshin tek njëra-tjetra për të mos u rrëzuar.

Edhe pse pjesëmarrësit ishin paralajmëruar nga organizatorët që të mos e ekzagjeronin me pijen, paralajmërimi duket se ra në vesh të shurdhër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.