Një familje në Maine në Amerikë, dekorimet e festës së Krishtlindjeve i ka bërë shumë të veçanta e me domethënie, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Ata po thonë se dekorimi i tyre është patriotik, por fqinjët e tyre po e konsiderojnë si të pa-shije.
Dekorimi shtëpisë së tyre, e paraqet babadimrin duke urinuar mbi një mbishkrim të formuar me drita ku shkruan “ISIS”.
Fqinjët e kësaj familje, për këtë dekorim e kanë thirrur edhe zyrën e sherifit për shkak se ju duket kontroverse.
Për fqinjët që jetojnë afër kësaj familje, ishte e paqartë domethënia e këtij dekorimi dhe në fillim ata menduan se kjo familje është simpatizante e Shtetit Islamik.
Sherifi William King, ka thënë se asnjë ligj s’është thyer me këtë dekorim dhe pronarit të shtëpisë nuk i është kërkuar që t’i largojë dritat.
Sipas tij, pronari i kësaj shtëpie mendon se dekorimi që e ka bërë është shumë “pro-amerikan”.