fbpx

Azem Syla mohon të jetë pronar i shumë hoteleve

Duke folur për herë të parë në Kuvendin e Kosovës ish-Komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, Azem Syla, ka demantuar pohimet se ai është pronar i shumë hoteleve luksoze dhe bizneseve në Kosovë.

“U garantoj të gjithëve se është shpifje se gjoja se kam hotele, kam grandin, victory, tenderët e KEK-ut. Çdo gjë që deklarohet është shpifje dhe bëj thirrje t’i merr ligji dhe e drejta”, ka thënë Syla, në fjalimin e parë të mbajtur në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti i PDK-së, Azem Syla, ka folur për temën e ngritur nga deputetja e LDK-së, Melihate Termkolli për dorëheqjen e Sylës.
“Para pak javësh zonja Melihate kërkon dorëheqjen time dhe të dy shokëve të partisë..”, ka thënë Syla.

Ai ka akuzuar Tërmkollin se ka qenë pjesë e rinisë Komuniste të Jugosllavisë.

Kurse, sa i përket Gjykatës Speciale, Syla ka thënë se do të votojë pro kësaj gjykate.