Ballina / KOSOVA / Avokati : Milaim Zeka u arrestua për kërcënim të Prokurorit
Milaim Zeka

Avokati : Milaim Zeka u arrestua për kërcënim të Prokurorit

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit për shkak të deklarimeve që i bëri të hënën në Televizionin 7 ndaj prokurorit të Prokurorisë Speciale, Afrim Shefkiu. 

Sipas Gazmend Halilaj, avokat i Milaim Zekës, arrestimi i këtij të fundit ishte total i pabazuar.

Halilaj tha se masa e arrestit është nga masat e fundit që duhet marrë, dhe në këtë rast, sipas tij, prokuroria nuk ka bazë për arrestimin e Milaim Zikës, siç edhe ndodhi sot rreth orës 09:00 të mëngjesit.

“Dyshimi për kanosje nuk qëndron sepse veprimet e të mbrojturit tim nuk i plotësojnë kushtet për t’iu cilësuar si vepër penale”, tha Halilaj për Express.

Deputeti i Nismës të hënën në Televizionin 7, në emisionin DPT te Fidani, ka thënë se do t’i qërojë hesapet me prokurorin.

“Ma përpara ia kisha falë nëse ma kish vra njërin prej fëmijëve në afekt sesa kështu me ia shkatërru njerëzve ëndrrat. Mua më kanë poshtëruar. Unë do ta ndjek këtë prokurorin tëm me gjyq, me kanun e edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tash thonë për mua: Këqyre ky hajni i vizave”, ka thënë Zeka në emisionin DPT te Fidani në T7.

E sa i përket deklaratës së Zekës se do ta ndjekë prokurorin Afrim Shefkiu me kanun dhe personalisht, avokati i deputetit tha se Zeka e e ka pasur fjalën se do t’i ngre atij padi civile. Ndërsa, ndjekja që e ka përmendur Zeka në emision me kanun, avokati tha se ishte vetëm gjendje momentale emocionale e tij.

“Kur ka thanë privatisht, e ka pas fjalën që ka me i ngritë padi civile. Te padia civile. E kanunin e ka përmend aty nga emocionet. Ajo është gjendje momentale emocionale”, ka thënë avokati i Milaim Zekës.

Ai ka shtuar se Milaim Zeka nuk është që i hakmerret askujt dhe se i mbrojturi i tij është keqkuptuar.

Prokurori Special, Afrim Shefkiu ka propozuar 907 dëshmitarë kundër Zekës. 900 prej tyre janë viktima të mashtrimit me viza pune në Gjermani të cilëve u janë marrë hiç më pak se 345 mijë e 700 euro.

Dje edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës ka dënuar ashpër deklarimet publike dhe kërcënimet, të cilat kohëve të fundit janë drejtuar ndaj prokurorëve të shtetit, në veçanti, dënon deklarimin kërcënues të deputetit të Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ndaj prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Afrim Shefkiu.

Në një komunikatë për media thuhet se mbrojtja e pavarësisë dhe autoritetit të prokurorit është obligim kushtetues dhe ligjor, andaj aktet e tilla janë të patolerueshme dhe paraqesin ndërhyrje të drejtpërdrejta në misionin e Prokurorit të Shtetit.

@Fluidi

Provo po ashtu

ilir deda

Deda paralajmëron largimin nga politika

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka paralajmëruar largim nga politika. Ka thënë se është duke …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.