fbpx
tome gashi avokat

Avokati Gashi: Aktakuzat ndaj Gucatit e Haradinajt janë ngritur

Tomë Gashi, avokati i krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, ka njoftuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar aktakuzën ndaj dy klientëve të tij.

Prokuroria Speciale në Hagë ka akuzuar të njëjtit për pengim të drejtësisë. Kjo akuzë ka të bëjë me publikimin e dosjeve të cilat persona të panjohur kishin sjellë në zyrat qendrore të OVL-së së UÇK-së.

Tani lënda është te gjyqtari i procedurës paraprake që do të vendosë për të hedhur aktakuzën apo për ta konfirmuar.

Gucati e Haradinaj ishin arrestuar në Prishtinë në fund të shtatorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.