Avioni me pasagjerë fluturon 1 orë në drejtim të gabuar

Gjatë natës së Krishtlindjes, një fluturim i nisur nga Auckland në Zelandën e Re për në Kuala Lumpur, ka ndjekur një linjë të gabuar. Piloti për rreth një orë ka fluturuar në drejtimin e gabuar, duke vënë në alarm autoritetet vendase.

Fluturimi, në fakt, në vend të ndiqte linjën veri-perëndim si zakonisht, duket se ka fluturuar për më shumë se një orë në drejtim të kundërt.

Në këtë periudhë të tensioneve dhe frika e terrorizmit, incidenti ka ngritur disa pyetje dhe autoritetet po hetojnë për të parë më qartë rreth kësaj ngjarjeje.

Piloti ishte nisur në drejtim tjetër dhe pas një ore bisedë me autoritetet e kompanisë ajrore, ai ka marrë fluturimin për në destinacion, duke bërë që pasagjerët të mbërrijnë të sigurt në Kuala Lumpur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.