Ballina / SHOWBIZ / Ava Max me Sweet but Psycho në VMA
ava max, vma

Ava Max me Sweet but Psycho në VMA

U nominua për herë të parë në ‘VMA’, në listë edhe Bebe Rexha e Dua Lipa

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max është nominuar për herë të parë për MTV Video Music Awards. Autorja e hitit “Sweet but Psycho” është bërë pjesë e kategorisë ‘Artisti i ri më i mirë’.

Ndonëse ky është një zhvillim i rëndësishëm për karrieren e 25 vjeçares, gara në këtë kategori paraqitet e fortë për shqiptaren, pasi favoritë konsiderohen Billie Eilish apo Lil Nas X.

Në listën e VMA janë përfshirë edhe shqiptaret Bebe Rexha dhe Dua Lipa.

Të dyja janë pjesë e kategorisë ‘Best Dance’, me Beben e nominuar për dy këngë: “Call You Mine” dhe “Say My Name”, ndërsa Dua me “Electricity”.

Rita Ora nuk është bërë pjesë e VMA, ndonëse ka publikuar këngë të shumta përgjatë vitit të kaluar, të cilat janë vlerësuar nga kritikët.

Lista e VMA dominohet këtë vit nga Ariana Grande dhe Taylor Swift me nga 10 nominime secila, të ndjekura nga Billie Eilish dhe Lil Nas X me nëntë dhe tetë nominime./mtv.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.