Ballina / KOSOVA / Autostrada për mirëqenien e qytetarëve?
autostrada

Autostrada për mirëqenien e qytetarëve?

Autostrada  me 4000 persona të punësuar sipas ministrit Lekaj, do të jetë, 91 km e gjatë, ndërsa do të kushtojë rreth  560 milionë euro pa shpronësim. Shpronësimi sipas ministrit është diku 40% e pronave private.

Tema aktuale e koalicionit qeveritar është autostrada e Dukagjinit, projekti i cili nuk po përkrahet nga të gjitha partitë qeveritare.  Madje zyrtarë të “Nisma për Kosovën” kanë deklaruar tashmë se kjo çështje mund të dërgojë në prishje të koalicionit qeveritar.

Por, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj thotë se këto janë vetëm pretekste në publik kinse nuk pajtohen për projekte të kushtueshme, por në fakt janë sinjale për mos-pajtime për përfitime nga buxheti i shtetit.  “Nuk është sjellje e përgjithshme e këtyre, që këta për një moment po e shohin se shteti po dëmtohet dhe më pas me e qu vendin në zgjedhje por më tepër është konflikt, ose them mos-dakordim i tyre për hisen e tyre në plaçkë. Këta mund të prishen për hisen e tyre në plaçkë ndaj shtetit sesa rreth një projekti të caktuar”, transmeton Radio Kosova.

Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj i pyetur nëse e sheh subjektin Nisma si rrezik, Haradinaj tha shkurt “Kurrë, hiq”. Ndër të tjera ka thënë se:Nëse shkoni në atë zonë dhe e shihni sa e ngarkuar është ajo rrugë çdo kalkulim e qet që është ekonomike, duke qenë kështu unë e përkrah projektin.

Pavarësisht kundërshtimeve, zyrtarë të PDK-së thonë se nuk shohin arsye për dalje nga koalicioni qeverisës. Shefi i deputetëve të PDK-së Meli Krasniqi ka thënë se nuk shohin asnjë arsye për prishjen e koalicionit.

Qeveria e Kosovës në vitin 2018, me propozimin e Ministrisë së Infrastrukturës mori vendim për krijimin e Komitetit Drejtues Ndërministror për Autostradën e “Dukagjinit”, që do të fillojë se ndërtuari në vitit 2019. Autostrada e Dukagjinit do të nis nga Istogu për të shkuar në drejtim të Pejës, Deçanit, Gjakovës, Prizrenit e deri në pikën kufitare me Shqipërinë, Morinë.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, duke folur për autostradën e Dukagjinit ka thënë, kjo autostradë do të ketë 4000 persona të punësuar e që sipas tij, autostrada do të ketë impakt pozitiv në jetën e qytetarëve.

Ai ka shtuar se ajo do të jetë, 91 km e gjatë, ndërkaq do të kushtojë afërsisht 560 milionë euro pa shpronësim. Sipas tij, shpronësimi është diku 40% e pronave private, pasi që sipas tij, kanë menduar të ruhet toka pjellore. Ai thotë se shpronësimi është me kritere dhe çmim të caktuar.

Lekaj ka thënë se janë duke punuar me dizajnin e projektit dhe sipas tij deri në fund të gushtit do të kryhet projekti, ndërkaq nga mesi i tetorit do të fillojnë procedurat. Ai ka thënë se investimi në autostrada është i duhur për mirëqenien e qytetarëve. Info Globi

 

 

 

 

 

 

 

Provo po ashtu

Me transport kufomash mishin e kurbanëve

Prerja dhe shpërndarja e mishit nga BIK për festën e Kurban Bajramit Këshilli i Bashkësisë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.