Ballina / KURIOZITETE / Autostrada gjermane: ‘Shkelja’ sa të duash?!

Autostrada gjermane: ‘Shkelja’ sa të duash?!

Bundesautobahn shtë autostrada më e shpejtë në botë, e njëkohësisht edhe si më e njohura, në të cilën nuk ka kufizim klasik të shpejtësisë

Autobahn apo Bundesautobahn është autostrada gjermane e cila degëzohet në rreth 13.000 kilometra. Merret si autostrada më e shpejtë në botë, e njëkohësisht edhe si më e njohura, në të cilën nuk ka kufizim klasik të shpejtësisë.

Më saktë, para mjediseve urbane apo në vendet ku bëhen punë ndërtimore qëndrojnë tabelat për kufizim shpejtësie nga 50 deri në 100 kilometra në orë, por nuk është ilegale të mos përfillen deri sa gjatë ngarjes nuk shkaktoni ndonjë aksident trafiku apo të mos bëheni pjesëmarrës i saj.

Nga ana tjetër, mund të merrni dënim edhe deri në 375 euro nëse ngani tepër afaër automobilit para jush, ndërsa është i ndaluar qarkullimi me automobilat të cilët nuk mund të arrijnë shpejtësinë prej 60 kilometrash në orë.

Në pjesët e rrafshëta, “mes asgjësë” rekomandohet shpjetësia deri në 130 km/h, por gjermanët rrallë u përmbahen këtyre rekomandimeve. Aq më shumë, ata dëshirojnë të testojnë qëndrueshmërinë e makinave të tyre të dashura dhe ia ‘shkelin’ deri në 200 kilometra në orë.

Nëse pyeteni se sa shpesh ngjajnë fatkeqësi në këtë autostradë, përgjigja është interesante – më rrallë se në rrugët e qytetit e të fshatit. Statistikat madje kanë treguar se numri i aksidenteve në autostradat gjermanë nga vitet shtatëdhjetë e deri në vitin 2010 janë zvogëluar për 80 për qind.

Shkaku është se gjermanët në autostradë i lejojnë vetëm shoferët më me përvojë, por edhe kërkojnë shkathtësi parap timonit para se të rinjve t’ua japin patentshoferin.

Provo po ashtu

Ja si duket eklipsi nga gjithësia

Gjithnjë e më të shpeshta janë pamjet e regjistruara nga gjithësia. Në këte video prezentphen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.