Autoritetet rregullatorë Japoneze thanë ditën e Premte se kanë urdhëruar bursat e monedhave kriptografike të përmirësojnë shërbimin për të parandaluar pastrimin e parave.
Agjencia e Shërbimeve Financiare dërgoi urdhrin për gjashtë bursa pasi gjeti probleme me sistemet e tyre kundër pastrimit të parave.
Bitflyer, një prej bursave më të mëdha në vend ishte në shënjestër gjithashtu. Kompania ndaloi krijimin e llogarive të reja deri në përmirësimin e sistemeve.
FSA-ja ka ashpërsuar masat ndaj bursave pas vjedhjes së 530 milion dollarëve nga bursa e Coincheck në Janar, një prej bursave më të mëdha Japoneze.
Këto masa kanë trembur bursat por edhe ngritur shqetësime për sigurinë e tregimit të monedhave kriptografike.
Japonia shpreson të marrin rolin e vendit lider në luftimin e pastrimit të parave nga bursat e monedhave kriptografike.