Ballina / KOSOVA / Autoritetet e Kosovës heshtin për kompaninë që synoi importin e mishit
mishi

Autoritetet e Kosovës heshtin për kompaninë që synoi importin e mishit

Autoritetet kosovare për dallim nga autoritetet belge, nuk kanë bërë publike emrin e firmës kosovare që ka tentuar të importojë mishin nga kompania belge “Veviba”. Agjencia e Ushqimit, Doganat e as Policia e Kosovës nuk kanë dashur të japin të dhëna për kompaninë importuese, përderisa kompania është zbuluar nga mediat. Organizata konsumatori por edhe deputetë thonë se mbrojtja e kompanisë në dëm të qytetarëve është e papranueshme.

Zbulimi i emrit si dhe hetimet ndaj kompanisë kosovare që ka tentuar t’i ushqejë qytetarët me mish të prishur ishte dashur të bëhej që në vitin 2016 kur ishte zbuluar në Doganë. Por, autoritetet kosovare, emrin e kompanisë vendore nuk e kanë zbuluar as në vitin 2018, kur shteti Belg përveç publikimit të emrit edhe kishte mbyllur kompaninë e tyre për shkak të skandalit. Në pyetjen tonë direkte për të mësuar për cilën kompani bëhet fjalë, para se të zbulohej nga mediat, Lamir Thaçi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ishte shprehur.

“Unë për momentin nuk e kam këtë informatë, atëherë nuk është bërë publike kompania, përderisa nuk është kryer importi, ngarkesa nuk ka hy fare në tregun e brendshëm edhe unë nuk e kam informatën se cila ka qenë kompania e cila ka bërë porosinë e këtij malli”, tha ai.

Emrin e kompanisë nuk e ka dhënë as Dogana e Kosovës. Zëdhënësi Adriatik Stavileci është përgjigjur shkurt përmes postës elektronike, duke thënë se “për emrin e kompanisë nuk e di dhe duhet pyetur agjencinë e ushqimeve”.

Për kompaninë kosovare gjatë javës nuk ka dashur të flas as policia e Kosovës. Zyrtari për informim Baki Kelani ka thënë se duhet t’i adresohemi Agjencisë së Ushqimit apo Doganës. Ai poashtu ka shtuar se çdo rast që raportohet dhe ka elemente penale merren masa hetimore. Mirëpo Lamir Thaçit nga Agjencia e Ushqimeve, thotë se organet e sigurisë ishin të njoftuar për rastin.

“Jo vetëm për këtë rast por për të gjitha rastet që janë në kontroll kufitar ne gjithmonë bashkëveprojmë si tri autoritete, do të thotë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Policia Kufitare dhe Doganat e Kosovës. në të njëjtën kohë edhe asgjësimi I këtij malli është kryer në koordinim me tri autoritetet që bashkëveprojnë në kuadër të menaxhimit të integruar të kufirit dhe sigurisht edhe për këtë rast kanë qenë të njoftuar edhe organet e sigurisë”, ka thënë Thaci.

Në kërkesën tonë shtesë nga zyrtari i Policisë Baki Kelani për të komentuar pohimet e zyrtarit të Agjencisë se Policia qenka e njoftuar me rastin që përmban elemente penale, ai ka shtuar se pyetjen do ta procedojë në departamentin e policisë kufitare dhe të hetimeve për të marrë një përgjigje. Kjo neglizhencë e organeve shtetërore, është shqetësuese për kreun e Organizatës Konsumatori, Selatin Kacaniku.

“Me ruajtjen e sekretit afarist ata i rrezikojnë afro 2 milionë qytetarë konsumatorë të Republikës së Kosovës, gjë që nuk mund të ndodhë, gjë që nuk kanë të drejtë dhe ata nuk kanë mundësi ta bartin mbi vete gjithë këtë përgjegjësi, gjithë këtë barrë”, ka thënë Kacaniku.

Këtë shqetësim e ka ngritur edhe deputeti Bekim Haxhiu në Parlamentin e Kosovës.

“Doganat e Kosovës e kanë për obligim që të bëjnë publike dhe transparente, sepse një sasi prej 200 mijë kilogramë, është të paktën 1 milion e 200 mijë racione ushqimore dhe kjo paraqet një rrezikim të shëndetit në masë”, është shprehur Haxhiu.

Haxhiu poashtu ka shtuar se tregtimi, falsifikimi dhe keqpërdorimi i produkteve ushqimore është i dënueshëm deri në tri vite. Ndryshe, emrin e kompanisë që ka tentuar këtë import, “Euro Ida” nga Rahoveci, që merret me përpunim të mishit, e kanë zbuluar mediat, që nuk paguhen nga paratë e qytetarëve. Kurse as prokuroria e vendit, që paguhet nga taksat e qytetarëve nuk është deklaruar ende për rastin./rtk

@Fluidi

Provo po ashtu

tanja fajon

Fajon: Procesi i vizave po politizohet

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se është e zhgënjyer me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.