Autoritetet amerikane: Vritet xhihadisti John

Xhihadisti John, mendohet të jetë vrarë në një sulm të ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Siri. Ai ka kryer disa ekzekutime të bujshme në emër të ISIS.

Lajmi për vdekjen e mundshme të tij, erdhi nga Pentagoni në një deklaratë për shtyp. Militanti i Shtetit Islamik, të cilin zyrtarët perëndimorë e kanë identifikuar si Mohammed Emwazi, ka publikuar një seri videosh brutale të ekzekutimeve të pengjeve të kapur nga grupi terrorist.

Sipas një zyrtari të lartë amerikan, autoritetet janë të bindura se xhihadisti John është vrarë nga një sulm i ndërmarrë prej forcave të tyre.

Ai shtoi se “ishte një mision i mbikëqyrjes së vazhdueshme dhe autoritetet e dinin se ai që po qëllonin ishte John”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!