Ballina / KRYESORE / Autori i “Globalizimit të pakënaqësive” shkon një hap tutje: Pakënaqësia shtrihet edhe në ShBA
JOSEPH STIGLITZ

Autori i “Globalizimit të pakënaqësive” shkon një hap tutje: Pakënaqësia shtrihet edhe në ShBA

Globalizimi, i cili supozohej t’i sillte përfitime vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim, tani përçmohet thuajse kudo, siç ka treguar reagimi kundër tij në SHBA dhe EUropë në vitet e fundit. Sfida është të minimizohet rreziku i shtimit të zemërimit dhe të fillohet të mësohet nga gabimet e të shkuarës

Autor: JOSEPH STIGLITZ

Pesëmbëdhjetë vite më parë, botova “Globalizimi dhe Pakënaqësitë e tij”, një libër që synonte të shpjegonte pse kishte shumë pakënaqësi me globalizimin në vendet në zhvillim. Shumë thjesht, shumica besonte se sistemi ishte “manipuluar” kundër tyre dhe marrëveshjet globale të tregtisë veçoheshin se kishin qenë veçanërisht të padrejta.

Tani pakënaqësia me globalizimin ka nxitur një valë populizmi në Shtetet e Bashkuara dhe ekonomitë e tjera të përparuara, kryesuar nga politikanë që pretendojnë se sistemi është i padrejtë për vendet e tyre. Në SHBA, presidenti Donald Trump këmbëngul se negociatorët e tregtisë në Amerikë u përdorën nga ata të Meksikës dhe Kinës.

Si mundet diçka që duhej t’i jepte përfitime të gjithëve, si vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim, tani përçmohet thuajse kudo? Mundet një marrëveshje tregtare të jetë e padrejtë ndaj të gjitha palëve?

Për ata në vendet në zhvillim, pretendimet e Trump – ashtu si Trump vetë – janë për të qeshur. SHBA në thelb i bëri vetë rregullat dhe krijoi dhe institucionet e globalizimit. Në disa nga këto institucione – për shembull, te Fondi Monetar Ndërkombëtar – SHBA ende ka fuqinë e vetos këtu, pavarësisht pakësimit të rolit të SHBA-së në ekonominë globale (një rol që Trump vetë duket i vendosur ta shkatërrojë dhe më keq).

Për dikë si unë, i cili ka parë nga afër negociatat e tregtisë për më shumë se çerek-shekulli, është e qartë se negociatorët tregtarë të SHBA-së thuajse morën atë që deshën. Problemi ishte me atë që ata deshën. Agjenda e tyre u vendos, pas dyerve të mbyllura nga korporatat. Ishte një axhendë e shkruar nga dhe për kompanitë e mëdha shumëkombëshe, në kurriz të punëtorëve dhe shtetasve të tjerë kudo.

Në fakt, duket shpesh se punëtorët që kanë parë pagat e tyre të bien dhe punët të zhduken, janë thjesht dëm kolateral – viktima të pafajshme, por të pashmangshme në një marshim të paepur drejt progresit ekonomik. Por ka një tjetër interpretim të asaj që ka ndodhur: një nga objektivat e globalizimit ishte të dobësonte fuqinë e negocimit nga punëtorët. Korporatat donin krah pune të lirë, sido që ta siguronin.

Ky interpretim ndihmon në shpjegimin e disa aspekteve kyçe të marrëveshjeve tregtare. Pse ndodhi Kjo është arsyeja përse, për shembull, vende të zhvilluara hoqën dorë nga një prej avantazheve të tyre më të mëdha, sundimit të ligjit? Në fakt, dispozitat e përfshira në shumicën e marrëveshjeve të fundit i japin investitorëve më shumë të drejta nga se u janë ofruar investitorëve në SHBA. Ata janë të kompensuar, për shembull, nëse qeveria duhet të miratojë një rregullim që i prek ata për keq, pavarësisht se sa i dëshirueshëm është ky rregullim apo sa i madh është dëmi i shkaktuar nga korporata pa të.

Ja tre përgjigje ndaj pakënaqësisë së globalizuar me globalizimin. Së pari – ta quajmë strategjia e Las Vegasit – është të dyfishohet basti për globalizimin duke parë siç është menaxhuar në çerek-shekullin e shkuar. Ky bast, si të gjitha bastet e politikave të provuara një dështim (si për shembull ekonomia e pakësimit të taksave ndaj bizneseve) bazohet në shpresën se në një farë mënyre do të ketë sukses në të ardhmen.

Përgjigjja e dytë është Trampizmi: të tërhiqesh nga globalizimi, në shpresë se duke vepruar kështu do të kthesh pas një botë të shkuar. Por protektionizmi nuk funksionon. Në shkallë globale, punët në prodhim po ulen, thjesht sepse rritja e produktivitetit ka tejkaluar kërkesën.

Edhe nëse prodhimi do të kthehej, kjo nuk do të thotë më shumë vende pune. Teknologjia e përparuar në prodhim, përfshirë robotët, do të thotë se ato pak vende pune të krijuara do të duan aftësi të larta pune dhe do të shkojnë në vende të ndryshe nga ato ku janë humbur punësimet. Ashtu si dyfishimi, kjo qasje priret të dështojë, duke shtuar më tepër ndjesinë e pakënaqësisë nga ata që kanë mbetur pas.

Trump do të dështojë në këtë synim të shpallur për të pakësuar deficitin tregtar, që përcaktohet nga pabarazia mes kursimeve vendase dhe investimit. Tani që republikanët kanë marrë pushtetin dhe kanë vënë në punë një ulje taksash për miliarderët, kursimet kombëtare do të bien dhe deficiti tregtar do të shtohet, prej një rritje në vlerë të dollarit. (Deficitet fiskale dhe ato tregtare normalisht ecin krah njëri-tjetrit ndaj quhen deficite “binjake”). Trumpit mund të mos i pëlqejë, por ai po zbulon ngadalë se ka disa gjëra që edhe një person me pozicionin më të fuqishëm në botë mund të mos i kontrollojë.

Ka edhe një qasje të tretë: mbrojtje sociale pa protektionizëm, ajo qasje që ndoqën vendet e vogla nordike. Ata e dinin se si vende të vogla duhej të qëndronin të hapura. Por gjithashtu e dinin se duke qenë të hapura i ekspozonin punëtorët ndaj rrezikut. Kështu ato duhej të krijonin një kontratë sociale që ndihmonte punëtorët të kalonin nga punët e vjetra te të reja dhe duke ofruar ndihmën e tyre mes këtij procesi.

Vendet nordike janë shoqëri shumë demokratike, ndaj e dinin që pa e ndjerë të gjithë punëtorët se globalizimi i sillte përfitim, nuk mund të qëndronte. Dhe të pasurit në këto vende e kuptuan se nëse globalizimi punonte siç duhej, do të kishte mjaftueshëm përfitime edhe për ta.

Kapitalizmi amerikan në vitet e fundit është përshkruar nga një lakmi e shfrenuar – kriza financiare globale e vitit 2008 e konfirmon këtë. Por siç kanë treguar disa vende, një ekonomi tregu mund të marrë të gjitha format që sprovojnë si kapitalizmin dhe globalizimin dhe japin rritje më të qëndrueshme dhe standarde më të larta jetese për shumicën e shtetasve.

Mund të mësojmë prej disa sukseseve se çfarë të bëjmë, ashtu sikurse mund të mësojmë nga gabimet e të shkuarës çfarë të mos bëjmë. Siç është bërë e qartë, nëse nuk e menaxhojmë globalizimin që t’i sjellë përfitime të gjithëve, kundër-reagimi – nga Pakënaqësitë e Reja në Veri dhe Pakënaqësitë e Vjetra në Jug – ka rrezik të shtohet.

/Project Syndicate

@Fluidi

Provo po ashtu

Bëjnë përshëndetjen naziste, nxënësit mund të dënohen me 3 vite burg

Një fotografi e shkrepur në kampin e Auschwitz mund t’iu kushtojë shumë 3 minoreneve. Ato …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.