Autobusët në Prishtinë do të qarkullojnë vetëm deri në 20 e 30

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se autobusët do të qarkullojnë deri në orën 20:30.

“Bazuar në masat e fundit të Qeverisë për parandalim të përhapjes së pandemisë, i njoftojmë qytetarët se autobusët e NPK “Trafiku Urban” Prishtinë, do të qarkullojnë deri në ora 20:30. Pra, nisja e fundit në linjat urbane është në ora 20:30”, thuhet në njoftim.

Komuna e Prishtinës ka kërkuar që të respektohen masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Kërkohet respektimi i masave në fuqi që përfshijnë bartjen e maskës mbrojtëse, kufizimi i numrit të udhëtarëve max. 20 dhe respektim të distancës edhe brenda autobusit”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!