fbpx
austrian

Austria të dielën voton për parlamentin e ri

Austria do të votojë të dielën parlamentin e ri të vendit, teksa gara elektorale është përqendruar midis tre partive kryesore. Sipas sondazheve paraprake, Partia Popullore do të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve, ndërkohë që vend në parlamentin e ri pritet të ketë edhe Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë.

Austriakët do t’i drejtohen qendrave të votimit të dielën e 15 tetorit për të vendosur përbërjen e parlamentit të ri.

Gara kryesore luhet mes tre partive, konservatorëve të Partisë Popullore, të djathtëve të Partisë së Lirisë dhe Social-Demokratëve.

Sondazhet paraprake nxjerrin Partinë Popullore dhe liderin e saj Sebastian Kurz fitues nga këto zgjedhje, të ndjekur nga Partia e Lirisë së Heinz-Christian Straches, ndërkohë që të tretët parashikohen të jenë Social-Demokratët e kancelarit aktual Christian Kern, transmeton oranews.

Sidoqoftë, asnjë nga partitë nuk do të arrijë një fitore aq bindëse për të qeverisur e vetme.

Social-Demokratët dhe Partia Popullore kanë dominuar skenën politike austriake për 7 dekada dhe janë aktualisht në një koalicion qeverisës.

Sidoqoftë, një mosmarrëveshje mes tyre duket se do të promovojë Partinë e Lirisë së Straches si vendimtare, duke bërë që një parti e ekstremit të djathtë që jetë pjesë e koalicionit qeverisës për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Sipas analistëve, populli austriak tashmë kërkon ndryshim.

Këto zgjedhje do të shënojnë fundin e një fushate të përqendruar në ofendimin e kundërshtarëve sesa në çështje të rëndësishme.

Një nga pak pikat ku rivalët kanë të përbashkëta, është emigracioni, teksa Kurz dhe Strache kanë premtuar rregulla më të ashpra për votuesit austriakë, të prekur nga kriza e emigrantëve në vitin 2015-2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.