fbpx
lajmi i fundit

Austria : Qëndrimi për Kosovë nuk ka ndryshuar

Ambasadori austriak në Kosovë, Gernot Pfandler, ka thënë se Austria s’ka ndryshuar qëndrim ndaj Kosovës, teksa Strache ka mohuar, nëpërmjet zëdhënësit të tij, se ka dhënë deklaratën kontroverse për gazetën serbe “Politika”.

“S’ka ndryshim të qëndrimit austriak karshi Kosovës”, ka shkruar ambasadori austriak në llogarinë e tij, në Twitter.

“Austria është një ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën, dhe që atëherë është një prej mbështetëseve më të fuqishme të Republikës së Kosovës dhe të perspektivës së saj evropiane”, ka theksuar ai.

Reagimi i tij vjen pasi zëvendëskancelari i Austrisë u raportua të ketë thënë sot se Kosova është pjesë e Serbisë. Por, nëpërmjet zëdhënësit të tij, ai ka mohuar të jetë shprehur kështu për gazetën serbe “Politika”, e cila më pas u citua nga mediat në Kosovë.

Zëdhënësi i Strache, Martin Glier, ka thënë për agjencinë austriake APA se shefi i tij nuk ka thënë kurrë se “Kosova padyshim është pjesë e Serbisë”.

“Austria e ka njohur Kosovën si një prej vendeve të para. Austria përkrah perspektivën evropiane edhe të Kosovës edhe të Serbisë. Ky është orientimi i Qeverisë Federale dhe asgjë nuk ka për të ndryshuar”, ka thënë Glier, sipas gazetës Kurier.

“Kosova e pavarur është një fakt dhe realitet dhe Austria e ka njohur atë”, ka theksuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!