parlamenti i vjenes_infoglobi_2016

Austri: Hyn në fuqi ndalesa për burkën

Sot në Austri ka hyrë në fuqi Ligji, i cili e ndalon bartjen e shamisë myslimane që mbulon tërë fytyrën në vendet publik. Pra ndalesa vlen vetëm për burkën e jo edhe niqabin.

Qeveria austriake thotë se ligji, i cili thekson se fytyrat duhet të jenë të dukshme nga mjekra deri në vijën e flokut, ka të bëjë me mbrojtjen e vlerave austriake.

Grupet myslimane e kanë dënuar këtë ligj, duke thënë se vetëm një pakicë shumë e vogël e myslimanëve austriakë i vënë shamitë që mbulojnë tërë fytyrën.

Ky ligj i ndalon shamitë myslimane siç është burka dhe niqabi, por po ashtu vendos edhe kufizime ndaj përdorimit të maskave mjekësore të fytyrës dhe maskimit si kloun.

Vlerësohet se 150 bartin burkan në Austri, por zyrtarët e turizmit kanë shprehur druajtje se kjo masë do t’i frenojë vizitorët nga Gjiri.

Franca dhe Belgjika e kanë futur ligjin për ndalimin e burkas në vitin 2011, ndërsa një masë e ngjashme është duke ndodhur në parlamentin holandez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.