Ballina / TEKNOLOGJI / Australi, garë me makinat solare

Australi, garë me makinat solare

Rreth 40 makina që funksionojnë me energji diellore kanë përshkuar 3.000 km nga veriu tropikal i Australisë deri në brigjet jugore të këtij shteti, si pjesë e sfidës botërore diellore, e cila nisi të dielën.

Gara nga qyteti verior i Darwinit deri në qytetin jugor të Adelaides zgjatë një javë për shumicën e makinave. Shpejtësia mesatare e mjeteve që furnizohen vetëm me energjinë e diellit arrin nga 90 deri në 100 km në orë.

Koha më e shpejtë në të cilën është përshkuar itinerari u arrit nga ekipi i universitetit japonez, “Tokai”, në vitin 2009, i cili e përfundoi garën në vetëm 29 orë e 49 minuta. Ekipi belg “Punch Powertrain” ishte i pari që nisi sfidën të dielën, pasi në xhiron e provës përshkoi 2.97 km, për 2 orë e 3 minuta, me një shpejtësi mesatare prej 83.4 km në orë.

“Gjithçka që dimë është se kemi një makinë të mirë. Gjatë provave ka ecur në mënyrë perfekte dhe ne kemi shumë besim. Do të bëjmë gjithçka për të fituar”, tha Sarah Benninkbolt, përfaqësuese e ekipit “Nuon”.

Ekipet vijnë nga vende të ndryshme, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Japonia, Gjermania, Kili, Holanda, Britania e Madhe, Suedia, Irani, Polonia, etj..

@Fluidi

Provo po ashtu

instagram

Instagram merr vendimin e rëndësishëm për video

Instagram shumë shpejt do t’u japë mundësinë të postoni video deri në 1 orë të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.