Atrakcionet turistike në botë : Miniera e kripës “Wieliczka” në Poloni

Atrakcionet turistike në botë : Miniera e kripës “Wieliczka” në Poloni

Shkruan: Haxhi Dulla /InfoGlobi

Dhoma të bukura të gdhendura në kripë, liqene mahnitëse nëntokësore, struktura të shkëlqyera zdrukthtarie dhe skulptura unike nga kripa.
Pothuajse 3 kilometra korridore dredha-dredha, 800 shkallë për t’u mbuluar dhe zbritja në një thellësi prej 135 metrash nën tokë. Nuk është çudi që deri më tani eshte vizituar nga 42 milionë turistë nga e gjithë bota.

Miniera e kripës Wieliczka është një minierë madhështore me skulptura te shumte të gjitha të bëra me kripë guri

Pamja e liqenit natyror të kripës shoqëruar me muzikën e kompozitorit polak Shopenit eshte atrakcion i veqant.

Një labirint i pazakonshëm, nëntokësor, një nga monumentet më të vlefshme polake të shkruara në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s.

Një eksperiencë e paharrueshme dhe një pikë e detyrueshme në listën e vendeve dhe gjërave që duhet të vizitohen në afersi te qytetit Krakovë.

Lista e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s,
Objekti më i madh i regjistruar i këtij lloji në botë
Mikroklimë e dobishme për shëndetin.

Siç e dini, kripa ka vetitë shëruese, mundeson një frymëmarrje të thellë gjatë qëndrimit në minierë.

Miniera e kripës “Wieliczka” është themeluar në shekullin e XIII dhe është një nga vendet më të vjetra të nxjerrjes së këtij burimi në botë.

Korridoret më të ulët të arrijë deri 327 m dhe kanë një gjatësi të përgjithshme prej mbi 287 kilometra. Ky turne i mahnitshem përfshin 20 dhoma dhe merr përafërsisht. 3 orë.

Përveç strukturave prej druri, liqene, gjenden edhe dhomat madhështore të pazakonta ne korridoret e kripës.

Ju ftoj te shikoni fotot nga thellësia e minierës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.