Administrata Tatimore e Kosovës ka pezulluar nga puna dy zyrtarë – inspektorë tatimorë të dyshuar për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
“Menaxhmenti i ATK-së siguron opinionin se çdo informatë e dëshmuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim, dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale do të ndërmerren masat e largimit nga marrëdhënia e punës në institucionin tonë”, thuhet në njoftimin e ATK-së.