atk

ATK njohton për lehtësirat që iu bënë vjet bizneseve

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se gjatë vitit që shkoi janë shqyrtuar 241 aplikacione, prej tyre 226 aplikacione për lirim të TVSH-së në importimin e lëndës së parë, si dhe 15 aplikacione për pajisje të teknologjisë informative.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i këtyre kërkesave të aprovuara është 234 dhe 7 tjera të refuzuara.

Nga fillimi i vitit 2018 e deri më tani numri i kërkesave të shqyrtuara për lirim të TVSH-së në importimin e lëndës së parë dhe pajisjeve të teknologjisë informative është 356, prej tyre 346 kërkesa janë për lirim të lëndës së parë dhe 10 për pajisjet e teknologjisë informative. Gjithsej 272 kërkesa janë aprovuar dhe 79 janë në proces të trajtimit, ndërsa 5 të tjera janë refuzuar.

Këto lehtësira tatimore janë bërë me qëllim të stimulimit të prodhuesve vendorë, si dhe rritjes së qarkullimit të prodhimeve vendore brenda dhe jashtë vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.