Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë tatimpaguesit, të cilët kanë obligime tatimore të pashlyera në ATK, se pas datës 1 shkurt 2018 do të publikojë listat e borxhlinjve.
ATK-ja inkurajon të gjithë këta tatimpagues që t’i kryejnë obligimet e tyre, të cilat janë të përcaktuara me dispozitat e legjislacionit tatimor, meqë pas datës së lartcekur do të bëhet publikimi i listave dhe do të ndërmerren veprime ligjore, të cilat parashihen në mbledhjen e tatimeve sipas legjislacionit tatimor.
“Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtjen ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore”, thuhet në njoftim.