fbpx

ATK mbyll biznese të pa fiskalizuara

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në planin operativ ka vazhduar me aktivitete operative te bizneset që merren me shitjen e derivateve të naftës, të cilat nuk janë fiskalizuar.

Gjatë aktiviteteve të zhvilluar në terren, zyrtarët tatimorë ka vërtetuar se një numër i tatimpaguesve, pavarësisht nga ftesa përmes njoftimeve publike, si dhe nga vizitat e zhvilluar për instalimin e pajisjeve speciale fiskale dhe shfrytëzimin e tyre në pajtim me udhëzimin administrativ dhe ligjin, ka konstatuar se një numër i vogël i bizneseve po rezistojnë pajisjen me arka fiskale.

Departamenti i Operacioneve – drejtoritë rajonale të Administratës Tatimore të Kosovës, me aktivitetet e shtuar në teren kanë arrit që afër 90% e bizneseve që merren me shitjen e derivateve të naftës të fiskalizohen, ndërsa te bizneset e pafiskalizuar të ndërmarrë masa ligjore, siç është mbyllja e aktivitetit të tyre deri në fiskalizimin final.

ATK-ja është e vendosur për vazhdimin e aktiviteteve shtesë, me qëllim të verifikimit të instalimit, përdorimit të pajisjeve fiskale te të gjitha këto biznese dhe fiskalizimit të tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.