Ballina / TEKNOLOGJI / KriptoZona / ATK ka këtë plan për përdoruesit e Bitcoin!
ATK

ATK ka këtë plan për përdoruesit e Bitcoin!

Përdorimi i kriptovalutave, ka bërë që të zgjoj interesim të madh tek kosovarët.

Kohëve të fundit shumë qytetarë të cilët po përdorin forma të ndryshme të biznesit me një veprimtari që konsiderohet ilegale nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Në një përgjigje për “Indeksonline”, Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi Sefa ka treguar se të gjitha kompanitë apo bizneset që kryejnë
veprimtari ekonomike në Kosovë janë të obliguara që të deklarojnë dhe njëkohësisht të paguajnë tatimet.

“Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar me kohë gjithë personat që krijojnë të ardhura nga ky sektor, se ata janë të obliguar të deklarojnë dhe paguajnë Tatimin në të Ardhura, si dhe të gjith ata persona dhe kompani të cilët kanë investuar në këtë sektor duhet të deklarojnë dhe paguajnë të ardhurat e tyre kapitale”, ka thënë Bytyqi.

Më tej, ajo ka shtuar se ky institucion financiar ka zhvilluar shumë aktivitete për sektorin e kriptovalutave.

Sipas Valentina Bytyqi Sefa, Administrata Tatimore e Kosovës është duke i grumbulluar të dhënat, në mënyrë që më pas të shihet se sa janë duke u përgjigjur këta persona obligimeve tatimore.

“Legjislacioni Tatimor parasheh që të gjithë personat apo kompanitë të cilat krijojnë të ardhura duhet të tatimohen,
për pjesën tjetër nëse janë legale apo jo janë institucionet tjera që e trajtojnë këtë pjesë”, tha ajo.

Provo po ashtu

malta

Malta miraton tre ligje që i hapin rrugë zbatimit të teknologjisë Blockchain

Parlamenti i Maltës miratoi tre ligje të reja të cilat do ti hapin rrugë zabatimit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.