fbpx
policia

Atentat midis Tiranës, plagoset një person

Një atentat ka ndodhur pak më parë në zonën e “Astirit” në Tiranë pranë Unazës së Re, ku ka mbetur i plagosur një i ri i identifikuar si shtetasi me inicialet G.K.

Policia bën me dije se i riu 22 vjeçar është qëlluar nga disa persona ende të paidentifikuar. Mësohet se të shtënat e atentatorit kanë ardhur nga një automjet. Ngjarja mendohet se është filmuar nga një sërë kamerash sigurie, e deri më tani policia ka nisur hetimet për marrjen e materialeve video. Autori i ngjarjes, raporton policia në njoftimin zyrtar është identifikuar dhe po punohet për ndalimin e tij.

Mësohet gjithashtu se i plagosur 28 vjeçar është jashtë rrezikut për jetën dhe po mjekohet në spitalin e traumës.

Informacion paraprak

Më datë 16.11.2017, rreth orës 12.35, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Teodor Keko”, ndodhet një person i shtrirë në tokë.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën “Teodor Keko” është gjendur i shtrirë në tokë shtetasi G.K, 22 vjeç, i cili dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.

Shtetasi i palgosur është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e Policisë eshte identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.