Ballina / Kulturë / Ateistët janë më mendjembyllur se njerëzit religjiozë
ateisstet

Ateistët janë më mendjembyllur se njerëzit religjiozë

Hulumtues nga Universiteti Katolik i Louvainit në Belgjikë kanë thënë se besimtarët religjiozë ‘duket se kanë perceptime më të mira dhe priren të jenë integrues të perspektivave të ndryshme’.

Njerëzit e fesë janë më tolerant ndaj këndvështrimeve të ndryshme se ateistët, sipas një hulumtimi të bërë nga një universitet katolik, raporton Independent.

Një studim i bërë me 788 njerëz në Britani të Madhe, Francë dhe Spanjë konkludoi që ateistët dhe gnostikët e mendojnë veten si më mendjehapur se njerëzit e fesë, por në të vërtetë janë më pak tolerantë ndaj opinioneve dhe ideve të ndryshme.

Filip Uzarevic, i cili ishte bashkautor i këtij studimi, thotë se mesazhi është që “mendjembylltësia nuk është domosdo e lidhur vetëm te njerëzit religjiozë”.

Ai i tha Psypostit: “Në studimin tonë, marrëdhënia mes religjionit dhe mendjembylltësisë varet nga aspektet specifike të mendjembylltësisë.”

“Disi befasisht, njerëzit religjiozë u treguan më të hapur ndaj perspektivave të kundërta ose të ndryshme.”

Gjetjet e studimit treguan se besimit e një personi, qoftë në ateizëm apo në religjion në mënyrë direkte ishin të lidhura me atë se sa jotolerantë ishin.”

 

@Fluidi

Provo po ashtu

buxhovi

Buxhovi: Historiografia shkruhet jashtë ideologjisë

Ditë më parë kanë dalë nga shtypi vëllimet 6,7 dhe 8 të kompletit të njohur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.