Asnjë i vdekur sot, 56 raste të reja me COVID-19

56 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në Kosovë brenda 24 orëve të fundit, njofton IKSHPK.

Nuk raportohet për asnjë të vdekur.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton edhe për 69 të shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 1.328.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 16 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Malishevë, Obiliq, Prizren dhe Viti.

Minuta më parë edhe ministri i Shëndetësisë kishte njoftuar për gjendjen aktuale të të infektuarve .

Sipas të dhënave, nga koronavirusi deri tash në Kosovë kanë vdekur 630 persona./infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.