Ballina / KRYESORE / Asllani futbollistja e parë kosovare në “Real Madrid”
kosovare asllani, suedi, real madrid, kosovare

Asllani futbollistja e parë kosovare në “Real Madrid”

Futbollistja kosovare Kosovare Asllani , e cila shkëlqeu me Suedinë në Botërorin e sivjetmë duke zënë vendin e tretë, u largua nga Linkopingu për t’u bërë “Galaktikja” e parë.

Tanimë është bërë transferimi i parë i CD Tacon, që prej se u njoftua se ky klub do të jetë ekipi i Real Madridit në kategorinë e femrave, nga viti 2020.

29-vjeçarja ka thënë se është tejet krenare që është bërë transferimi i parë i Real Madridit/Taconit.

“E lumtur të shkruaj historinë, të ndihmoj krijimin dhe të jem pjesë e rrugëtimit të kësaj skuadre që nga fillimi. Do të jetë ëndërr të bart fanellën më të bukur në botë që nga sezoni i ardhshëm”, ka shkruar ajo.

Lexo edhe: Kosovare Asllani confirms CD Tacón/Real Madrid move

Marrëveshja e Realit për të integruar Taconin në klub u bë më 25 qershor 2019, ndërsa do të kompletohet më 1 korrik 2020.

Provo po ashtu

Fejton: Bujqësia urbane, një koncept i ri jetese, një mënyrë e re e të ushqyerit (3)

A mbrohet mjedisi me dokumente zyrtare?! Autore Behare Bajraktari Të gjithë njerëzit, deklarativisht, thonë se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.