Ballina / SPORT / Askush spo mund ta ’blej ’ Neymarin
lequipe, psg, barcelona, real madrid, juventus, neymar

Askush spo mund ta ’blej ’ Neymarin

100 milion euro kesh plus kartëb e 3 lojtarëve, Bale, Rodriguez dhe Keylor Navas

Real Madrid, Barcelona dhe Juventus, vazhdojnë të jenë në garë për të siguruar shërbimet e brazilianit. PSG mbetet i hapur për të negociuar me çdo ekip por refuzimet e tyre të njëpasnjëshme tregojnë të kundërtën. Pasi refuzuan ofertën e Barcelonës, Leonardo i ka thënë Jo edhe ofertës të ardhur nga Real Madrid, dhe çfarë oferte: 100 milion euro kesh plus kartonin e 3 lojtarëve, Bale, Rodriguez dhe Keylor Navas, shkruan ballkan.

“Parisi kërkon më shumë”, ky është titulli i të përditshmes franceze “L’Equipe”, e cila i ka kushtuar faqen e parë brazilianit. Në Spanjë, e përditshmja sportive “Mundo Deportivo” shkruan se Real Madrid mbetet kandidati kryesor për të siguruar shërbimet e Neymar, kjo për një arsye të thjeshtë, PSG preferon të shes lojtarin në Madrid se sa ta rikthej në Barcelonë.

Ndërsa “AS” nënvizon se Neymar është i gatshëm të heq dorë nga 50% e imazhit të tij vetëm për tu transferuar tek Reali, gjithnjë nëse Barcelona nuk gjen paratë e duhura për të rikthyer në shtëpi.

Provo po ashtu

Lëvdata për talentin e ri të Barcelonës, Ansu Fati

Ernesto Valverde nuk ka kursyer lëvdatat për talentin e ri të Barcelonës, Ansu Fati. Trajneri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.