Ballina / KRYESORE / Askush s'e di ku e kur do të bjerë anija kozmike

Askush s'e di ku e kur do të bjerë anija kozmike

Fluturakja kozmike ruse pa pilot, Progress 59, e cila të martën është lansuar për t’u dërguar gjashtë anëtarëve të Stacionit kozmik ndërkombëtar (SKN) furnizimet e nevojshme të karburanteve, ushqimit dhe pajisjeve për eksperimente, ka dalë nga kontrolli menjëherë pas lansimit dhe ka filluar të bjerë drejt Tokës qysh të mërkurën.

“Ka filluar të bjerë, më s’ka nga të shkojë”, i ka thënë njëri prej inxhinierëve nga programi hapësinor rus France Press-it.
“Ë vështirë të thuhet se kur saktësisht di të bjerë në Tokë, kjo varet prej shumë faktorëve. Por, rënia do të ndodhe në kushte të pakontrolluara”. Ndrësa vendi i skatë dhe koha e anijes kozmike ende nuk është e ditur!

Ekspertët presin që kapsula të niset kah Toka mes 7 e 10 majit. Në të vërtetë, kapsula tashmë e ka humbur fuqinë dhe kah Toka e tërheq gravitacioni. Kur kapsula të hyjë në atmosferën e Tokës, mundësitë që dikujt t’i bëjë ndonjë dëm janë shumë të vogla, meqë sigurisht se do të bjerë në ndonjë sipërfaqe ujore apo në një rajon të pabanuar në tokë.-InfoGlobi