Ballina / TEKNOLOGJI / Ashpërsohet beteja mes gjigantëve Google dhe Amazon
Google, Amazon

Ashpërsohet beteja mes gjigantëve Google dhe Amazon

Beteja mes gjigantëve të teknologjisë informative Google e Amazon po shkon duke u ashpërsuar.

Google të martën ka thënë se do të bllokojë aplikacionin e saj Youtube nga dy pajisje të Amazon dhe ka kritikuar shitësin online se nuk po shet pajisje harduerike të Google.

Amazon dhe Google rivalizojnë njëra-tjetrën në shumë fusha, nga cloud computing e kërkimet online e deri te shitja e pajisjeve që kontrollohen me zë, si Google Home e Amazon Echo Show.

Shumë ekspert të teknologjisë kanë thënë se pajisjet që kontrollohen me zë do të vërshojnë tregun në të gjithë botën, e ende nuk është e qartë nëse Amazon, Google apo ndonjë kompani tjetër do të dominoj në këtë treg.

@Fluidi

Provo po ashtu

Roboti si njeri shihet duke ecur rrugëve, panik në internet

Roboti si njeri shihet duke ecur rrugëve, panik në internet

Një video e një roboti që i ngjan njeriut është duke qarkulluar me të madhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.