Ballina / KRYESORE / Asgjë e re nga fronti mediatik i Ballkanit Perëndimor
serbeze haxhiu

Asgjë e re nga fronti mediatik i Ballkanit Perëndimor

 Një vlerësim kritik i anatomisë së medias në Ballkanin Perëndimor që formëson një pjesë thelbësore të debatit, shpie te një fakt që përbën një anë jo fort të ndritshme të tyre.

Serbeze Haxhiaj

Derisa brenda pjesëmarrësit e konferencës  vjetore të Komisionit Evropian mbi mediat në Ballkanin Perëndimor, javën e kaluar në Podgoricë, po diskutonin lirinë e medias dhe rrezikun në të cilën ndodhet një prej shtyllave fundamentale të demokracisë, pak metra përtej një gazetar po qëndronte në Gjykatën e Apelit, në një rast kundër tij. Faji i vetëm i Jovo Martinovic, gazetarit prominent  malazez ishte se kishte  hulumtuar veprimet kriminale  të grupeve që lidheshin me pushtetin që kishin ndikim edhe në gjykata.

Derisa mediat dhe gazetarët e pavarur gjithkund në glob po përballen me një sfidë të shumëfishtë, të sulmeve, konkurrencës  së fuqishme në internet dhe industrisë së propagandës dhe lajmeve të rreme, financat e mediave mbeten lehtësisht të ndikuara nga tendencat e përgjithshme ekonomike. Një vlerësim kritik i anatomisë së medias në Ballkanin Perëndimor që formëson një pjesë thelbësore të debatit, shpie te një fakt që përbën një anë jo fort të ndritshme të tyre.

Mediat, sidomos ato online në Ballkan përbëjnë sot një shkallë të lartë të informalitetit përderisa në këto vende sundimi i ligjit, transparenca dhe llogaridhënia shënojnë nivele të ulta, që në raporte si ato të Freedom House përkthehen si vende me liri të pjesshme.

Pronësitë dhe burimet e paqarta financiare të mediave  si dhe ato të cilat në hapësirën e përgjithshme reklamuese përbëjnë gjithashtu sektorin profesionalisht të korruptuar – duke shfrytëzuar fondet publike për propagandë politike,  nxijnë peizazhin e asaj për të cilën kërkohet të garantohet liri veprimi.

Në të njëjtën faqe të saj qëndron tendenca gjithnjë e më shumë në rritje e tabloidizimit të mediave duke ndikuar direkt në minimin e gazetarisë së pavarur dhe të hulumtuar mirë. Në zemër të saj është ngulitur gjithashtu fuqishëm retorika nacionaliste që helmon ambientin mediatik  të këtyre vendeve.

Ligjet në përgjithësi të mira që rregullojnë çështjen e mediave nuk kanë ndihmuar  vendet e sidomos ato aspiruese për integrim në BE që të krijojnë një ambient më të sigurte të të bërit gazetari dhe të garantojnë  lirinë e shprehjes dhe ndihmon gazetarinë profesionale e cila po bëhet gjithnjë e më e rrallë në Ballkanin Perëndimor.

Në një kohë kur edhe paraja publike po përdoret për të frenuar raportet kritike për qeveritë, kur presionet në media janë më të forta se kurrë, kur kërcënimet janë bërë më të sofistikuara, dhe sulmet më pak fizike se më parë, është thelbësore për BE të fillojë një proces reflektimi mbi sundimin e ligjit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të përcaktojë rrugët e mundshme për veprimet e ardhshme.

Përtej zotimeve të BE-së se nuk do të lejojë të negociohet liria e mediave,  jashtë rafteve të afta të gjyqësorit për të shmangur ndjekjen dhe dënimin e sulmeve  mbi mediat dhe gazetarët, qëndron i varur përkushtimi për të mbështetur qëndrueshmërinë e mediave profesionale.

Shkrim i porositur ekskluzivisht për portalin infoglobi.

Serbeze Haxhiaj është njëra nga gazetaret më të mira hulumtuese në Kosovë. Javën e shkuar ajo ishte paneliste nga Kosova në konferencën ndërkombëtare të mbajtur në Mal të Zi në ombrellën e Bashkimit Evropian.

Provo po ashtu

VV e LDK takohen sërish të mërkuren, ende nuk dihet se kur certifikohen zgjedhjet

Një takim i ri ndërmjet grupeve punuese të Vetëvendosjes dhe LDK-së për të harmonizuar programet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.