fbpx
muzika, këngët

Artistët e Kosovës sot lansojnë këngën “Reset the world”

Ju kujtohet kënga “We are the World”?  “We are the World”, një projekt ku u përfshinë artistët më të famshëm nga gjithë bota, e tani bëhuni gati për një projekt aq të veçantë dhe për më tepër shumë autentik të cilin na e sjellin Defy Them.

“Reset the World” quhet projekti i parë i llojit të tillë, ku në një këngë do të përfshihen shumë artistë nga tregu jonë muzikor, emra të rinj dhe ikona të muzikës, të gjithë së bashku në një këngë.

Për idenë, sfidat dhe detaje të tjera rreth këtij projekti, foli menaxheri i grupit “Frisson” dhe pjesë e “Defy Them”, Ylber Havolli: “Koncepti i këtij projekti është që secili nga ne, kemi pas kohë të reflektojmë gjatë këtyre muajve që kemi qenë të izoluar nga pandemia dhe në një formë jemi vetëdijesuar se si me e nis një fillim të mbarë në etapën e re që po vjen. Zhanri i projektit ‘Reset the World’, është kryesisht metal/rock, por e veçanta e këtij projekti është fakti që secili muzikant pjesëmarrës, ka kompozuar pjesën në të cilën do të paraqitet në këtë projekt.”

Premiera e këngës “Reset the World”, do të publikohet zyrtarisht sot  (23.05.20), nga ora 19:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.