Ballina / KRYESORE / Art Kurti varroset të mërkuren
art kurti
Art Kurti, aktori që u gjet i vdekur në veturën e tij në Gjakovë.

Art Kurti varroset të mërkuren

Aktori nga Gjakova, Art Kurti, i cili të marten u gjet i vdekur në një veturë, do të varroset të mërkurën.

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Gjakovës, ku ai punonte si këshilltar i kryetarit Ardian Gjini.

“Të nderuar familjarë, miq dhe kolegë ju njoftojmë që nesër e mërkurë, datë 25.04.2018 me rastin e ndarjes nga jeta të kolegut tonë Art Kurti, Komuna e Gjakovës do të mbajë mbledhje komemorative në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë me fillim nga ora 15:30”, thuhet në njoftim.

“Pas mbledhjes komemorative, trupi i pajetë do të qëndrojë në hollin e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” për homazhe deri në orën 17:30”, sqaron Komuna e Gjakovës.

“Ndërkaq varrimi i të ndjerit, do të bëhet në orën 18:00 në tyrben e “Sheh Fetahu-t” (në magjistralen Gjakovë-Prizren)”, përfundon njoftimi.

Komandanti i Policisë së Gjakovës Kristë Gjokaj ka dhënë detaje rreth vdekjes së aktorit Art Kurti.
Thotë se dyshimet e para çojnë kah vetëvrasja por se mjekësia ligjore do të japë fjalën e fundit pa obduksionit

Provo po ashtu

VV e LDK takohen sërish të mërkuren, ende nuk dihet se kur certifikohen zgjedhjet

Një takim i ri ndërmjet grupeve punuese të Vetëvendosjes dhe LDK-së për të harmonizuar programet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.