Arsyet pse duhet të blini vetëm telefon origjinal?

Në tregun e Kosovës ka telefona të shumtë dhe nga marka të ndryshme, të cilët depërtojnë në forma nga më të ndryshmet deri tek konsumatori.

Tek ne, nuk është sikurse në tregjet e zhvilluara që autoritetet e komunikimeve elektronike duhet ta verifikojnë cilësinë e një telefoni, para se ta lejojnë atë të hyjë në treg.

Mbase e dini se sa kohë i është dashur iPhone nga Apple të hyjë në tregun kinez, apo sfidat të cilat po i kalon Xiaomi kinez për të depërtuar në tregun amerikan.

Për tregun kosovar këto gjëra janë krejtësisht të panjohura dhe për pasojë, përdoruesit e telefonave të mençur mobil blejnë modele të ndryshme të telefonave , të cilët besojnë se janë origjinale, por nuk ju duhet shumë kohë për ta kuptuar se janë mashtruar sa herë që kanë blerë një telefon nga një shitës i pa-autorizuar.

Mëposhtë janë 6 arsyet kryesore të cilat duhet t’i dini para se të vendosni të bleni një model të ri të telefonit të mençur.

Telefoni është importuar si pajisje rezervë – Sa herë e pyesni veten se pse të njëjtit modele të telefonave të rinj tek distributorët e autorizuar kushtojnë më shumë? Përgjigja është e thjeshtë: telefoni juaj në Kosovë është importuar si pajisje rezervë dhe vjen tërësisht i çmontuar dhe goma nën ekran nuk është origjinale, që e bën ekranin e telefonin shumë herë më të dobët dhe të thyeshëm edhe në rrëshqitjen e parë.

Bateria nuk është origjinale – Nëse e bleni një telefon nga një shitës i vogël, gjasat janë të mëdha që edhe nëse telefoni juaj është modeli i fundit i Samsung apo LG, bateria e telefonit tuaj të mos jetë origjinale nga prodhuesi.

Mbrotja nga rrezatimi – Për ta nxjerrë me çmim më të lirë në treg, telefoni që ju e bleni nga shitësit e pa-autorizuar shpeshëherë i ka të eliminuar mbrojtësit e domosdoshëm nga rrezatimi.

Adapteri i telefonit nuk është origjinal – Këtë problem e ka zgjidhur Apple në masë të madhe, por jo edhe prodhuesit e tjerë. Nëse adapteri i telefonit nuk është origjinal, gjasat që pajisja të mos punojë si duhet ose të prishet më shpejtë janë shumë herë më të mëdha.

Produkti është i pa doganuar – Edhe nëse në dorë e keni modelin e ri të Note 5 është, mos mendoni se për të njëjtin është paguar doganë apo TVSH, dhe kjo i bie që 28% e vlerës së telefonit nuk i është paguar shtetit si obligim tatimor. Me këtë, ju vetëm sa kontribuoni në evazionin fiskal, mos-pagimin e obligimeve tatimore ndaj shtetit tonë.

Telefoni juaj është pa garancion – Nëse blini telefon tek përfaqësuesit ekskluziv të Samsung, Apple, LG ose HTC, atëherë fletegarancioni juaj është zyrtar dhe vlen kudo në botë. E nëse rrezikoni tek shitësit tjerë, atëherë telefoni juaj është pa garancion, dhe nuk keni arsye për ankesa.

Prandaj, kur t’i shihni ofertat e distributorëve ekskluziv të telefonave në Kosovë, sikurse këto të fundit për Samsung Galaxy S7 nga Gama Electronics ose të ngjashme, ta dini se ju nuk do të përballeni me asnjë nga arsyet më lart.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.