fbpx

Arsenali mposhti skuadrën Cristal Palace

Cristal Palace nuk arriti të merrte pikë ndaj Arsenalit në sfidën e zhvilluar në “Selhurst Park”, e fundit për javën e 20-të të Premier Ligës.

Shqiptari Shkodran Mustafi kaloi në avantazh “topçinjtë” që minutën e 25-të të pjesës së parë, por në fillim të fraksionit të dytë Townsed ktheu baraspeshën në rezultat, por edhe untuziazmin te tifozëria vendase.

Gjithsesi, Arsenali gjeti dy gola të shpejtë me të njëjtin autor Alexis Sanchez në minutat 62 dhe 66, ndërsa Tomkins shkurtoi në 2-3 në minutën e fundit të kohës së rregullt. Një fitore të rëndësishme kjo për Arsenalin, që mban në vendin e 6-të në të njëjtën kuotë pikësh me Tottenhamin (37).

Liverpooli, që është i fundit në zonën Champions, ka grumbulluar vetëm një pikë më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.