fbpx

Arrestohet turku – trafikoi 7 sirianë e irakienë në Kosovë

Burimet zyrtare policore njoftojnë se kanë arrestuar një shtetas të Turqisë ngase në rimorkion e kamionit të tij ka fshehur gjashtë shtetas të Sirisë dhe një nga Iraku.

Emigrantët e fshehur në rimorkio që janë zbuluar gjatë një kontrolli  kanë hyrë ilegalisht në Kosovë dhe të njejtit i janë dorëzuar njësitit të migrimit për procedurë të mëtutjeshme, mëson infoGlobi nga zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Emigrantët kanë kërkuar azil, kurse me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./infoglobi