Ballina / Biznes / Karrierë / Arrestohet shefi ekzekutiv i Audi-t
shefi i audi

Arrestohet shefi ekzekutiv i Audi-t

Rupert Stadler, shefi ekzekutiv i fabrikës gjermane të makinave Audi, u arrestua në kuadër të hetimeve të një skandali me shkarkimin e gazrave.

Një zëdhënës i Volkswagen-it, i cili posedon Audin, konfirmoi arrestimin e tij.

Prokurorët e Mynihut thanë se kanë vepruar për të shmangur rrezikun që Stadler të manipulojë me provat.

Skandali ka shpërthyer tre vjet më parë, kur është zbuluar se makinat janë pajisur me pajisje që falsifikojnë testet e shkarkimit të gazrave.

Pajisjet fillimisht janë gjetur në makinat e Volkswagen-it, por edhe dega e tij Audi ka qenë e përfshirë në skandal.

Muajin e kaluar, ajo ka pranuar se edhe 60,000 modele të reja A6 dhe A7 me motorë me naftë, kanë pasur probleme me softuerët e shkarkimit të gazrave.

Vitin e kaluar, Audi ka tërhequr 850,000 makina nga tregu.

@Fluidi

Provo po ashtu

euro_infoglobi

Qyteti me më së shumti miliarderë në botë

Falë Hong Kongut dhe Kinës, Azia ka shënuar rritjen më të madhe midis më të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.