Arrestohet personi i dyshuar se i mori jetën djalit të ish presidentit të Gjermanisë

Policia tha se është arrestuar një person i cili me thikë sulmoi 59 vjeçarin Fritz von Weizsaecker.

I biri i ish-presidentit gjerman Richard von Weizsaecker është qëlluar me thikë deri në vdekje derisa mbante ligjërata në një spital të Berlinit, në të cilin punonte si mjek kryesor, njoftoi sot policia.

Policia tha se është arrestuar një person 57 vjeçar, i cili të martën mbrëma u hodh nga publiku në klinikën Schlosspark dhe me thikë sulmoi 59 vjeçarin Fritz von Weizsaecker. Edhe një person tjetër i cili tentoi ta ndalojë sulmin është lënduar seriozisht.

Von Weizsaecker vdiq në vendin e ngjarjes, pavarësisht ndihmës së menjëhershme nga kolegët.

Fritz von Weizsaecker, 59 vjeç, ishte djali i një prej presidentëve më të vlerësuar të Gjermanisë, Richard von Weizsaecker, i cili drejtoi vendin nga 1984 deri në 1994. Ai vdiq në vitin 2015.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.