Arrestohet njëri nga personat që iu kërcënua prokurores Hajdari

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person i cili sot gjatë ditës, bashkë me disa të tjerë, e ka kërcënuar prokuroren speciale Drita Hajdari.

Burime të KTV-së bëjnë me dije se ai është arrestuar në lagjen Kalabria në kryeqytet, derisa zyrtarët për media në Policinë e Kosovës ende nuk kanë dhënë informacione lidhur me rastin.

Prokurorja Drita Hajdari, sot gjatë ditës ka konfirmuar se ka marrë mesazhe kërcënuese për jetën nga disa persona. Ajo tha se është kërcënuar me likuidim fizik dhe hyrje në shtëpi të saj.

Prokurorja, e cila kishte ngritur njërën prej aktakuzave më të përfolura për rastin e njohur si “Pronto”, ka thënë se rastin e ka paraqitur në polici dhe se këto kërcënime vijnë pas fushatave linçuese ndaj saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!