proteste-ne-prishtine-up

Arrestohet kryetari i një organizate studentore gjatë protestës para Rektoratit

Kryetari i një organizate të studentëve, Mexhid Ramusa, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, gjatë një proteste para rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kundër menaxhmentit të UP-së.

Në pamje shihet një grindje e Ramusës me personelin e sigurimit të rektoratit pas përpjekjeve të këtij të parit që të shkruajë një parullë me sprej në murin e ndërtesës së rektoratit.

Pasi dështon në përpjekjen e parë, meqë sigurimi ia morën sprejin nga dora, Ramusa e gjen një sprej tjetër dhe provon që ta shkruajë parullën për herë të dytë.

Pasi ndalohet nga sigurimi, ai kapet nga Policia e cila për disa minuta e ka mbajtur brenda mjediseve të rektoratit për ta dërguar më pas në stacionin policor./kallxo.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.