grilat,burgu,arresti

Arrestohet kryesuesi i Bordit tëTrafikut Urban

Policia e Kosovës ka arrestuar sot kryesuesin e Bordit të Drejtorëve të Trafikut Urban, Rohan Beha.

Sipas njoftimit për media, i njëjti është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘Ushtrim i ndikimit’.

“I arrestuari, dyshohet se i ka tejkaluar autorizimet e tij dhe është munduar të ndikojë te vartësit e tij për pranim të një kandidateje në një konkurs punësimi”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.