screenshot-2_1508399123-5786306

Arrestohet i kërkuari Vokrri

Një i shpallur në kërkim për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik të drogës në Itali u arrestua nga Policia e Tiranës gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, arrestuan të shpallur në kërkim ndërkombëtar Tafil Vokrri, 56 vjeç, banues në Kavajë

Gjykata e Catanzaros në Itali, me vendimin të datës 2 Nëntor 2005, ka lëshuar urdhrin e kërkimit ndërkombëtar, pasi ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Trafikim i armëve të zjarrit”, parashikuar nga Neni 110 i Kodit Penal Italian si dhe Nenet 73 dhe 309/90 të ligjit mbi drogat.

Policia thotë se veprimet e mëtejshme po kryen nga Specialistët e Interpol Tirana, me qëllim ekstradimin e tij drejt Shtetit Italian.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.