Arrestohet Haxhi Hoti, Kurti kërkon lirimin e tij

Haxhi Hoti, anëtari i Nismës Socialdemokrate është arrestuar.

Arrestimi i tij vjen si pasojë e kërcënimit të tij ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Policia e Kosovës ka trajtuar informacionin e publikuar ne rrjete sociale dhe sipas deryrës zyrtare ka ndërmarr veprimet konform autorizimeve ligjore duke trajtuar rastin si ‘shtytje në vrasje’. Të gjitha veprimet jane ndërmarr në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, personi i dyshuar eshte kerkuar dhe nuk eshte gjet ne shtepi, te njejtit i eshte lene ftesa per paraqitje te menjehershme ne polici dhe jane njoftuar te gjitha njesitet policore se kudo qe takohet i njejti te arrestohet. I dyshuari pas paraiqtjes ne polici me urdher te prokurorit eshte derguar ne mbajtje per 48 ore per procedura te metejme”, ka thënë Hoxha.

Nën dyshimet se ka kërcënuar me jetë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kandidati i vetëm për postin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë ka ndaluar për 48 orë një person, me emrin Haxhi Hoti, i cili në zgjedhjet e fundit ishte pjesë e partisë Nisma Socialdemokrate.

“Lidhur me rastin, njësiti policor e ka kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij, por i njëjti nuk është hasur, të njëjtit i është lënë ftesë për paraqitje të menjëhershme në polici. Në cilësinë e dëshmitarëve janë intervistuar dy persona, në koordinim me Prokurorin eShtetit janë ndërmarrë veprime për rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

“I dyshuari pas paraqitjes në polici, është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar që Haxhi Hoti, personi i cili e kërcënoi mbrëmë me jetë, të lirohet dhe festën e Vitit të Ri, ta presë pranë familjes së tij.

Albin Kurti sot kishte thënë që ky kërcënim nuk është diçka alarmante, për çka ka  preferuar që vlerësimin e saj t’ua lë organeve të drejtësisë.

“Unë nuk jam John Fitzgerald Kennedy kurse z. Haxhi Hoti nuk është Lee Harvey Oswald. Nuk mund t’i vlerësoj çështjet e sigurisë dhe as të përzihem në ato të drejtësisë, por besoj që do të ishte mirë që z. Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri 2020 me familjen e tij në shtëpinë e tij”, ka shkruar ai në rrjetin social facebook.

Nga profili i Facebook-ut të Haxhi Hotit dje ishte kërcënuar me vrasje kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti.

 

 

Hoti duke përmendur Kennedin Presidentin amerikan të vrarë më 1963, ka shkruar se Albin Kurtit i mbesin dy rrugë, të ikë ose të vritet. Por, pas reagimeve të shumta në opinion, Hoti ka fshirë këtë status dhe ka postuar tjetrin ku thotë se qëndrimet e tij nuk paraqesin qëndrimet e partisë ku është. “Ishte gabim teknik …mediat e kanë botuar pa lejen time… kërkoj falje”, kishte shkruar mes tjerash Hoti.

Pas kërcënimit Vetëvendosje ka ngritur kallëzim penal kundër Hotit.

Më poshtë gjeni postimin e dytë të Haxhi Hotit që ishte kandidat për Kuvendin e Kosovës nga radhët e NISMA-së dhe apelin e Albin Kurtit për lirimin e tij.

 

Do theksuar se Hoti në garën zgjedjore kishte marr më pak se 400 vota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.