Arrestohet Gucati i OVL-UÇK-së, po dërgohet në Hagë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së është arrestuar brenda zyrave të organizatës.

Gucati është nxjerrë i prangosur nga zyra e tij, prej forcave të shumta të policisë së EULEX-it.

Avokati i OVL-UÇK-së, Tomë Gashi, e ka konfirmuar se gjatë bastisjes së sotme u arrestua kryetari i organizatës, Hysni Gucati.

Kreu i veteranëve, Gucati, sipas avokatit Gashi, është arrestuar dhe pritet të transferohet në Hagë.

“Tani u arrestu nga policia e eulexit kryetari i OVL te UÇK zoti Hysni Gucati dhe do te transferohet ne Hague!”, ka shkruar Gashi.

Tribunali Special ka nisur nga dje arrestimet e para për të akuzuarit për krime lufte.

Megjithatë, është akoma e paqartë arsyeja pse u arrestua Gucati dhe nëse bastisja e sotme ka të bëjë me dosjet që ka publikuar organizata e veteranëve .

Arrestohet Gucati i OVL UCK

LEXO EDHE:

Arrestohet Salih Mustafa, do të dalë para gjykatësit në Hagë

Ky është dokumenti i aktakuzës së speciales kundër Salih Mustafës

Katër vjet nga votimi i speciales

Raporti për pretendimin e krimeve ishte përpiluar nga Dick Marty . E njejta qe miratuar nga Këshilli i Evropës bashkë me kërkesën për kryerjen e hetimeve.

Mbi këtë bazë bashkësia ndërkombëtare kishte krijuar mekanizmin e hetuesisë STIFF.

Këtu mund ta gjeni deklaratën e plotë të Prokurorit amerikan Clint Williamson, i cili kishte kryer hetimet e para e, që i paraprinë më pas, themelimit të speciales në Hagë, gjykatë kjo e themeluar me ligjin e votuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

LEXO EDHE

Ja çfarë deklaroi Mustafa për Specialen dhe zhvillimet e sotme

Presidenti Thaçi intervistohet sot nga Gjykata Speciale në Hagë

Çka i shkruajti Pompeo Thaçit për Gjykatën Speciale

Veseli merr ftesë nga Gjykata Speciale – 07 nëntor, 2019

Shasha: Pengimi i Speciales dhe i EULEX-it shpie drejt izolimit të Kosovës

Specialja ngre aktakuzë kundër Thaçit e Veselit. Nuk dihet a do të konfirmohet nga Gjykata

QUINT mirëpriti tërheqjen e liderëve nga shfuqizimi i Speciales

Haradinaj: Gjykata Speciale nuk do të shfuqizohet

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.