Policia amerikane ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë për shpërthimet në Boston . Dje gjatë një aksioni ajo kishte vrarë njërin nga ta.
Boston: “Është kapur i dyshuari i dytë për vendosjen e bombave në Boston. Njësitë speciale arritën të kapin të gjallë sulmuesin” ka njoftuar policia.
Në orën 20:45 sipas kohës lokale, kanali televiziv amerikan CNN transmetoi lajmin për arrestimindhe raportoi se “i dyshuari i dytë pas sulmeve me bomba në Boston është kapur nga policia”.
Disa çaste më vonë lajmi u konfirmua nga policia përmes rrjetit social Twitter.
Dzhokhar Zarnajew (19), i dyshuari i dytë është gjallë.
Në pamjet televizive shihej se si oficerët e policisë e uronin njëri-tjetrin dhe filluan tërheqjen e njësive./infoGLOBI/