Ballina / KOSOVA / Arrestohen Ilir Deda e Ylli Hoxha
studentet, protesta

Arrestohen Ilir Deda e Ylli Hoxha

(E plotësuar 14:20 ) Policia ka shoqëruar në stacionin policor drejtorin e KIPRED-it, Ilir Dedën dhe Yll Hoxhën, asambleistë i Vetëvendosjes në Kuvendin komunal të Prishtinës. InfoGlobi mëson se dy aktivistët janë dërguar në stacionin policor nr. 2 në Prishtinë.

Policia ka bllokuar hyrjen në oborrin e Rektoratit, kurse protestuesit po kërkojnë nga pjesëtarët e sigurisë që të largohen nga aty dhe tu lejojnë protestuesve hyrjen në oborr.

Ndaj protestuesve pjesëtarët e policis kanë përdorur shkopunjë gome dhe gazin lotësjellës, ndërkaq protestuesit kanë gjuajtur policët me qumësht dhe me ujë.

Numri i të lënduarve nuk dihet ende./infoglobi

Në protestë sërish të lënduar

(E plotësuar 14:00) Nga vendi i ngjarjes raportohet për një numër jo të vogël të të lënduarve gjatë përleshjes mes policisë dhe protestuesve të shoqëtisë civile, studentëve por edhe të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Jozyrtarisht, Info Globi mëson se ndër të lënduarti nuk ka vetëm protestues. Të lënduar janë edhe tre pjesëtarë të policisë së Kosovës.

Policia vazhdimisht po shoqëron protestues në stacionin policor, kurse të lënduarit nga shkopinjtë e gomës dhe gazi lotësjellës pi dërgohen me autoambulancë për trajtim mjekësor në shtëpinë e shëndetit dhe në QKUK.

Situata herë pas here po qetësohet, por në momente ajo po eskalon.

Policia ka bllokuar hyrjen në oborrin e Rektoratit, kurse protestuesit po kërkojnë nga pjesëtarët e sigurisë që të largohen nga aty dhe tu ejojnë protestuesve hyrjen në oborr.

Filloi përleshja mes studentëve e policisë

February 7, 2014Ora: 13:13

Protesta e studentëve dhe e shoqërisë civile ka filluar mu në kohën e paralajmëruar, por as dhjetë minuta pas grumbullimit të protestuesve para Rektoratit të Universitetit “Hasan Prishtina” ,  filloi përleshja mes protestuesve dhe pjesëtarëve të policisë.

Gazetari i Info Globit nga vendi i ngjarjes raporton se deri tek përleshja erdhi kur protestuesit kërkuan nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës të largohen nga oborri i Rektoratit të UP_së, gjë që këta e konsiderojnë të paligjshme. Pas kësaj kërkese, pjesëtarët e sigurisë filluan të përdorin sprej apo gaz helmues.

Pak para fillimit të protestës ku studentët dhe shoqëria civile kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të Rektorit, Kuvendi i seancës ka mbajtur seancën ku u debatuar për gjendjen në UP.

Kuvendi i Kosovës mori vendim që senacën e ardhshme të sillet një rekomandim i përbashkët i Koalicionit Qeverisës dhe Opozitës dhe të votohet.

Në rast se Koalicioni Qeverisës dhe Opozita nuk bien dakord, atëherë ka mundësi që të shkohet me votime të rekomandimeve një nga një./infoGlobi

Provo po ashtu

Scott: Beogradi e Prishtina nuk përfitojnë asgjë nga ngecja e dialogut

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott, i cili është në përfundim të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.